Pioli flet pas fitores me Genoan

Milani arriti të triumfonte ndaj Xhenoas në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0 duke vijuar në krye të renditjes. Me këtë fitore pa pësuar gol, trajneri Stefano Pioli është futur në historinë e Milanit, për sa i përket një statistike tepër të veçantë, duke u bërë trajneri i tretë në historinë e kuqezinjve, që nuk pëson gol në të paktën gjatë ndeshje radhazi në një sezon të vetëm të Serisë A.

Më herët këtë statistikë e ka arritur Fabio Kapelo, bëhet fjalë për sezonin 1993/94. Asokohe skuadra e Kapelos, arriti 7 dhe 9 ndeshje radhazi pa pësuar gol, gjithashtu trajneri tjetër i Milanit që nuk ka pësuar gol në 7 ndeshje është Nereo Roko, në sezonin 1971/72.

 

Read Previous

Takimi Rama – Aljev: sot, dy, dhe 9 vjet më parë

Read Next

Emigranti fiton llotarinë, por nuk merr dot paratë