Petrit Vasili: Qeveria të ikë, Shteti ka rënë totalisht

Qeveria të ikë, Shteti ka rënë totalisht, shpartallohet qëllimisht shërbimin on-line!
Qëllimet e mbrapshta të qeverisë fusin duart te shërbimi publik on line.
Vetëm pak kohë me parë Edi Rama çirrej e bërtiste për funksionimin perfekt të këtij sherbimi.
Pas publikimit të skandaleve shumë të rënda korruptive, ” papritmas’ shërbimi on line bllokohet një të djelë vere.
Asnjë shqetësim nuk pati dhe asnjë masë nuk u mor nga Rama dhe Qeveria kur miliona të dhëna dolën rrugëve që nga kartat e identitetit, rrogat e qytetarëve, targat e makinave, numrat e telefonit.
Shteti ka rënë totalisht ndaj kryeministri dhe qeveria duhet të dorëhiqen urgjentisht në bllok.
Asnjë element i sigurisë kombëtare nuk ekziston më dhe terrorizmi, krimi i organizuar dhe trafikantët i kanë të gjithë këto të dhënat në duart e tyre.
Të gjitha dokumentet e hedhura në sistem janë duar të të korruptuarve, që mund të zhdukin çdo lloj dokumenti që duan.
Të gjitha shërbimet për qindra mijëra e miliona qytetarë brenda dhe jashtë vendit janë bllokuar.
Shteti ka rënë përfundimisht qeveria nuk mund të rrijë asnjë sekondë më tej.

Read Previous

Pse Zelensky e shkarkoi shokun e tij të ngushtë?

Read Next

Tendera me miliona euro për sigurinë tonë kibernetike, por “hacker”-at sulmojnë dhe na rrëzojnë shtetin dixhital! Eksperti zbulon sistemet e prekura