Petrit Vasili: Qeveria shqiptare do paguajë 1.2 milion euro per hotelet e mjekeve turq ne Fier!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një tender të qeverisë sa i takon akomodimit të mjekëve turk që janë pjesë e spitalit Mermorial në Fier.

Në këtë tender flitet për një shifër rreth 1.2 milionë euro që përdoret për akomodimin në hotele të punonjësve turq, ndërsa Vasili e cilëson skandal. Sipas tij, shteti shqiptar vetëm për vitin 2023 do të paguajë 1.2 milionë euro vetëm për hotelin e mjekëve turq si dhe shpenzimet për të gjithë përfitimet e tyre.

Postimi i Vasilit:

SKANDALI! 1.2 milion euro per hotelet e mjekeve turq ne Fier!

Edi Rama u shqye duke thene Spitali turk Memorial ne Fier ishte dhurate e papare etj pallavra propagandistike si keto.
Por Shteti shqiptar vetem per vitin 2023 do te paguaje 1.2 milion euro vetem per hotelin e mjekeve turq si dhe shpenzimet për të gjithë perfitimet e tyre po përballohen nga buxheti shume varfër i shtetit shqiptar.

Ne vitin 2022 kane paguar 340 mije euro per hotelet e mjekeve turq, pra shpenzimet rriten ne menyre marramendese.

Pra nje mjek turk na kushton qimet e kokes ne raport me nje mjek specialist shqiptar qe ben te njejten pune.

Rama dhe qeveria nuk kane para’ dhe nuk paguajne mjeket shqiptare, te cilet mbajne te gjithe ngarkesen e sherbimit mjeksor publik te qindra mijra pacienteve shqiptare dhe i detyrojne ata te largohen nga vendi.

Rama paguan miliona per hotelet dhe perfitimet e mjekeve turq, te cilet ne raport me ngarkesen e pergjithshme te patologjise se trajtuar ne nivel kombetar mbulojne nje peshe minimale.

Cfare kryeministri dhe cfare qeverie batakçinjsh!

Read Previous

Presidenti Beggaj takim me Ilham Aliyev: Fryma e bashkëpunimit do të çojë përpara marrëdhëniet mes dy vendeve

Read Next

Rama pritet të mahnisë grekët me një ekspozitë të tijën së shpejti