Petrit Vasili: Qeveria po vijon me vjedhjen monstruoze me çmimin e naftës.

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili se qeveria po vijon me vjedhjen monstruoze me çmimin e naftës.

Në një shënim në Facebook, ai thekson se Bordi i Transparencës, të cilin e emërton si Bordi i  Hajdutëve e rrit dje sërish çmimin e karburantit në vend edhe pse në bursë çmimi i naftës është ulur dhe kursi i dollarit ka rënë.

Ai sjell si krahasim çmimin e naftës në Maqedoninë e Veriut, që është 153 lekë për litër nga 208 lekë për litër në Shqipëri.

Vasili theksin se vjedhja e qytetarëve është e certifikuar dhe e qartë ndërsa SPAK-u rri e vështron bordin e qeverinë si vjedhin.

“Qeveria e Rilindjes vazhdon vjedhjen monstruoze me çmimin e naftës! Bordi i hajdutëve, që duhet të ishte shkrirë me kohë e me vakt, vazhdon rritjen e çmimeve!? Pardje, Bordi i Hajdutëve u shfaq prapë pas 28 ditësh dhe rriti çmimin dhe e çoi në 208 lekë për litër naftë. Ndërkohë që çmimet e naftës në bursë janë ulur, dhe kursi i dollarit ka rënë, hajdutët e Bordit nuk ndalen. Ndërkohë në Maqedoni, çmimi është vetëm 153 lekë për litër naftë.(81.5 denarë). Pra në Maqedoninë që s’ka as porte dhe as nuk prodhon naftë, çmimi është 55 lekë më i ulët!!

Kur çmimi i naftës në bursë ishte 2 vjet më parë njëlloj si sot, çmimi i naftës atëherë ishte rreth 174 lekë litri, ndërsa sot në të njëjtat kushte është mesatarisht 330 lekë më shumë. Pra vjedhja është certifikuar dhe është shumë e qartë. Vazhdojnë të grabisin lekët e qytetarëve dhe të mbushin arkën e qeverisë dhe thesin e oligarkëve. SPAK-u rri e vështron se si vjedhin këta, bile vjedhin edhe SPAK-un vetë kur prokurorët u hedhin naftë makinave të tyre. Këta nuk ndalen në hajdutërinë e tyre. Ka vetëm një rrugë: #NdryshimMeCdoCmim.” – shkruan Vasili.

a

Read Previous

Kompanitë druhen nga sulmet kibernetike dhe inflacioni

Read Next

Monika Kryemadhin poston tjetër video nga afera galopante e inceneratorëve.