Petrit Vasili: Pa alarmizëm, por kurrsesi neglizhim dhe nevleftesim te situates aktuale te Covid!

Nga Petrit Vasili

Situata e Covid-it eshte aktualisht ne nje moment delikat.

‼️Ne Kine jane disa qindra milion te infektuar me Covid llogaritet rreth 350 milion raste dhe disa mijra vdekje ne dite.

‼️Numri i te infektuarve vetem ne Kine aktualisht eshte sa gjysma e te infektuarve ne gjithe boten.

‼️Shtete qe nga Italia, ShBA, Kanadaja, Franca, Spanja, Australia kane vendosur kerkimin e kryerjes se tamponeve per te gjithe qytetaret kineze qe vijne ne shtetet e tyre.

‼️Europa ka avantazhin e nje mbrojtjeje vaksinale cilesore si dhe nje organizim shendetesor te nivelit te larte.

Por çdo nenvleftesim dhe neglizhim mund te rezultoje me pasoja

🔸️Aktualisht eshte zbukuar qarkulllimi i nje varianti te Omicron qe quhet XBB.1.5 dhe ka shkaktuar alarm në SHBA për shkak të përhapjes së shpejtë dhe rritjes së ndjeshme të të shtruarve në spital.

🔸️Varianti në fjalë është një version i Omicron-it dhe ka mutacione, që e ndihmojnë të infektojë më shpejt njerëzit dhe të shmangë mbrojtjen nga vaksinimi dhe infektimet e mëparshme.

🔸️Ky variant është një mutacion i dalë nga Omicron XBB dhe është pikasur për herë të parë në Indi në gusht

🔸️Ky variant është një alarm për autoritetet pasi mund të sjellë krizë nëpër qendrat spitalore.

🔸️Megjithatë nuk ka të dhëna se ky variant shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e mëparshme.

Duhet pra nje vleresim shume profesional dhe pa komplekse i situates per te marre vendime te shpejta dhe ne kohen e duhur.

Shtetet, qe kane marre vendime per kerkimin e tamponeve per qytetaret, qe vijne nga Kina aktualisht, perbejne edhe ekselencen me te shkelqyer mjeksore boterore te epidemiologjise, ndaj sherbejne si momente referimi shkencor te detyrueshem per autoritetet shendetesore dhe qeverine ne Shqiperi.

Pësimet, gabimet dhe hezitimet e te shkuares duhet te jene patjeter nje mesim dhe duhen analizuar me gjakftohtesi dhe jo me kokefortesi politike irracionale pasi behet fjale per jeten dhe shendetin e qindra mijra njetezve te te gjithe moshave.

Duhen masa profesionale dhe jo politike!

🟥 Pa alarmizëm, por kurrsesi neglizhim dhe nevleftesim te situates aktuale delikate te Covid-it!

Read Previous

Vritet një 31 vjeçar nga Kukësi në Prizren

Read Next

Anketa/ 95% e të rinjve kalojnë kohën e lirë në TikTok e Instagram, nuk interesohen për modelet profesionale