PETRA/ Ndër Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës

Petra është qytet antik, që me bukurinë e vet të veçantë dhe panoramën madhështore, vazhdon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve.

 Është bërë pjesë e listës “Shtatë mrekullitë e reja të botës”. 

Petra ndodhet në Jordaninë jugore.

Është ngjitur me malin e Jabal Al-Madbah, në një pellg të rrethuar nga male që formojnë krahun lindor të luginës Arabah që shkon nga Deti i Vdekur në Gjirin e Akaba.


Zona përreth Petrës ka qenë e banuar që nga viti 7000 para Krishtit, dhe popullata Nabatejëve mund të ishin vendosur në atë që do të bëhej kryeqyteti i mbretërisë së tyre, që në shekullin e IV para Krishtit.

Petra, qytet ky i cili njihet edhe si qyteti i gurtë, pasi gjendet i tëri nën gurë, zgarva gurësh gjigantë të punuara me mjeshtëri mahnitëse.

U braktis dhe la në harresë qysh në shekullin e 13-të.
Vetëm në shekullin e 19-të, do të ishte arkeologu zviceran Johann Burckhardt që do ta nxirte në dritë dhe sillte në vëmendje këtë mrekulli arkitekturore të antikitetit.

Ndërtimi në gurë (shkëmbinj) është veçantia e Petrës.

Ka qenë qytet i rëndësishëm në të antikitet pasi shtrihej përgjatë një rruge tepër të rëndësishme historike dhe aty ishte ndalesa e fundit para se të dilje në det.

Në Petra gjendet edhe varreza madhështore dhe mauzoleu i sundimtarit nga koha kur qyteti gjallëronte.
Në vazhdim të rrugës për në Petra, turistët në kuajt dhe deve arrijnë në amfiteatrin e lashtë, gjithashtu të gdhendur në shkëmb, dhe bëhet fjalë për ndërtimin që mund të pranojë 6.000 vizitorë. Shtëpitë me gurë dhe monumente në Petra po ashtu janë unike dhe është e pamundur që diçka e tillë të gjendet në një vend të dytë kudo tjetër në botë. ©kumtari.al

 

Read Previous

Milan pëson humbjen e parë në Seria/A

Read Next

Florian Marku mbron titullin kampion