Peticioni/ Në Francë mblidhen 200.000 firma, 2 arsye pse duhet riluajtur finalja e Botërorit

Populli francez nuk bie dakord me finalen e Kupës së Botës në Katar 2022, aty ku kombëtarja e tyre u mposht në finale nga Argjentina teksa vendimtare rezultuan goditjet e 11-metërshave, me lojtarët albiceleste që u treguan shumë të saktë.

Megjithatë, para se sfida të shkonte tek 11-metërshat, Franca pretendoi në disa raste për gjykimin, teksa “Gjelat” protestuan gjatë për penalltinë e akorduar në favor të Di Marias. Ousmane Dembele ishte ai që pati kontatin me sulmuesin anësor, mirëpo nga pamjet u duk se bëhej fjalë për një kontakt tejet të lehtë. Gjithsesi, arbitri Marciniak akordoi menjëherë penallti dhe nuk pati nevojën as për t’u këshilluar me sistemin VAR.

Ndërkohë, një tjetër rast që pretendojnë francezët është edhe një kontakt në zonë i Thuram me Romeron. Gjyqtari polak akordoi faull në dëm të Francës duke ndëshkuar me karton të verdhë Thuram për simulim në zonë, megjithatë sërish pamjet treguan se kontakt pati ndërsa edhe në këtë rast, Marciniak nuk priti sistemin VAR.

Read Previous

Meta: Besoj se opozita do të arrijë fitore madhështore më 14 maj

Read Next

Berisha: Rama i ka blerë votat me paratë e krimit dhe drogës