Pesticidet i “lidhin duart” Arben Krajës/ Skandali që SPAK nuk guxon t’i afrohet

Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej saj janë parë si shpresë për shqiptarët, që më në fund të gjejnë drejtësinë e munguar dhe të goditet korrupsioni në nivelet e larta.

Një ndër institucionet e reja të drejtësisë është edhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, e mbështetur fort edhe nga ambasada e SHBA-së.

Por, çfarë ndodh

Një ndër dosjet, e cila do të duhej të “zgjonte” SPAK, është ajo e skandalit të pesticideve kineze.

Që prej muajit qershor të vitit 2021, CNA.al ka denoncuar me dokumente ekskluzive, në disa shkrime investigative, një skandal të përmasave të paimagjinueshme.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, për të cilin CNA.al tregoi me dokumente zyrtare, se si në vendin tonë kanë hyrë me mijëra kuti me pesticide kineze që përdoren në bujqësi, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshin nga ligji.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se si sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare dhe të dhënave të dokumentuara nga CNA.al, i gjithë procesi i futjes në Shqipëri të këtyre pesticideve kineze të pakontrolluara, jashtë standardit të BE-së, është bërë duke përdorur për mbulim një kompani spanjolle.

Nga ana tjetër nuk është vërtetuar lidhja e kompanisë spanjolle me pesticidet që mund të garantonte cilësinë dhe standardin e BE-së.

Gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit në dogana.

Por, edhe pse po bëhet thuajse një vit nga denoncimi i këtij skandali, me fakte dhe dokumente ekskluzive, ende nuk ka asnjë reagim nga drejtësia. Pesticidet duket se i kanë “lidhur duart” kreut të SPAK-ut, Arben Kraja.

Fakti është fakt. Dhe e vërteta është se pesticidet e sjella nga një kompani kineze, futur në Shqipëri direkt nga Kina, nuk kanë marrë certifikimin e standardit të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

Dokumentet janë të qarta, provat janë aty, dhe SPAK-u ka shansin t’u tregojë shqiptarëve se më në fund do të vijë drejtësia e munguar.

Por, me sa duket, dosja e pesticideve është një skandal, të cilit SPAK-u nuk guxon t’i afrohet.

Përfshirja e politikës

Skandali në fjalë duket se i ka “ngrënë kokën” edhe Drejtorit të Hetimit, që e ka zbuluar këtë skandal, Ervin Brahaj.

Ky i fundit mësohet se ka pasur një përplasje të fortë me zv.kryeministrin, në atë kohë, Erion Braçe.

Pra, ish-zv.kryeministri, Erion Braçe, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Hetimit në dogana, i cili zbuloi skandalin e futjes në Shqipëri të mijëra kutive me pesticide kineze, të cilat ndaloheshin rreptësisht nga ligji.

Por, SPAK-u ka në dorë “gurin e provës”, për të treguar nëse është palë me korrupsionin, apo është në anën e interesit të qytetarëve./CNA.al

Read Previous

‘Ministri shqiptar i lidhur me mafian’/ SPAK kërkon informacione nga Italia

Read Next

Njihuni me “binjaken” e Kate Middleton, ja ku ka ndërmend ta zëvendësojë