Përvjetori i masakrës së Reçakut/ Krerët e shtetit të Kosovës kryejnë homazhe në Kompleksin memorial

Krerët e shtetit të Kosovës dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në Reçak në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99 kanë vendosur kurora me lule pranë memorialit.

Homazhe kanë kryer edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me zëvendësministrin, Shemsi Syla dhe drejtues të FSK-së. Ndërkaq, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka bërë homazhet e rastet tek varret e të vrarëve në Reçak.

Më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur nga forcat serbe të Sllobodan Millosheviçit.

Read Previous

Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë: Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po minon potencialin e rritjes së kompanive

Read Next

Mjeku Ilir Alimehmeti: Shëndetësia falas, dështim që në origjinë!