Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës, serbët hedhin granata

Është përshkallëzuar situata në veri të Kosovës. Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.

Po ashtu burime për  KosovaPres bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, teksa raportohet për tensionim të situatës.

Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.

Read Previous

“E shkuara” e PD është histori suksesi, krenarie dhe lavdie për gjithë shqiptarët!

Read Next

Barcelona, ikën Koeman, vjen…