Përplasi çiftin e foshnjën tremuajshe, arrestohet shoferi në Tiranë

Është vënë në pranga shoferi i automjetit  “G Class”, që përplasi në Tiranë një çift e foshnjën e tyre tremuajshe. 39-vjeçari Ajas Sulejmani u kap në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe më pas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shkruan abc news.

Si pasojë e aksidentit që ndodhi tek Rruga e Kavajës, të lënduar mbetën Vilma dhe Arjan Konomi dhe foshnja e tyre tremuajshe. Ata janë duke marrë mjekim intensiv në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Familja u aksidentua nga automjeti që drejtonte Sulejmani ndërsa po kalonin rrugën te vijat e bardha. Pas ngjarjes,39-vjeçari u largua dhe i la të lënduarit në vendin e ngjarjes. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë vrapuar për t’u dhënë ndihmën, më pas të lënduarit janë transportuar në spitalin e Traumës.

Autori rezulton i skeduar nga autoritetet Angleze, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike.

Read Previous

Virozë, alergji dhe Covid, Mjekët: Fëmijët shfaqin temperaturë të lartë, kanë dhimbje fyti

Read Next

Regjistrohet kandidat i parë që do të garojë me Berishën për kreun e PD