Përmbytjet në Itali/ Meloni largohet nga samiti i G7 për të vizituar zonat e prekura

Më shumë se 36,000 njerëz janë evakuuar nga banesat e tyre si pasojë e përmbytjeve e ndërsa 14 persona kanë gjetur vdekjen. Shifrat janë bërë të ditura nga zyrtarët rajonalë, teksa alarmi i kuq vijon edhe këtë të diel.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u detyrua që të largohej nga samiti i G7 në Japoni për shkak të emergjencës.

“Sinqerisht, nuk mund të qëndroj aq larg nga Italia në një moment kaq kompleks,” u tha ajo gazetarëve, duke falënderuar 5,000 njerëzi, nga punonjësit e shpëtimit te vullnetarët, të mobilizuar për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet. Emilia-Romagna është zona më e prekur kur për 36 orë ka rënë sa për 6 muajsh shi, kanë bërë me dije zyrtarët, duke i cilësuar si përmbytjet më të këqija që ka parë vendi përgjatë një shekulli.

Përmbytjet kanë shkaktuar mbi 305 rrëshqitje dheu në zona të ndryshme dhe kanë dëmtuar ose mbyllur mbi 500 rrugë në rajon. Meloni ka njoftuar se zgjidhja do u gjendet shumë shpejt.

Read Previous

Digjet makina në Rrugën e Arbrit

Read Next

Masakra elektorale në Elbasan/ PD: Pajisja elektronike e votimit pa vulë sigurie