Përmbysja e autobusit të rruga e Elbasanit/ 7 persona të plagosur

Shtatë persona kanë mbërritur në spital deri më tani për ndihmë mjekësore, pas aksidenti të ndodhur në rrugën e Elbasanit, ku një autobus i linjës së Kërrabës, i mbushur plot me pasagjerë doli nga rruga dhe u përmbys.

Nuk raportohet për persona në rrezik për jetën, por për lëndime të shkaktuara më shumë nga xhamat dhe përmbysja.

Gentjan Qosja është shoferi i autobusit të përmbysur pasditen e kësaj të diele te Rruga e Elbasanit. Mësohet se ai ka humbur kontrollin dhe autobusi i linjës së Krrabës, është kthyer përmbys.

Drejtuesi i autobusit dyshohet paraprakisht të ketë bërë manovrim të gabuar, duke u përplasur me makinat e parkuara anash rrugës.

Sakaq, policia ka bërë të ditur se Qosja i është nënshtruar testit të alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve

Read Previous

Transporti publik falas/ Bëjnë ysh ata që s’kanë pula.

Read Next

Vasili: Erdhi koha që Tirana t’i kthehet qytetarëve