Përmbyset anija me 50 emigrantë në brigjet greke/ Raportohet për një viktimë

Një anije me 50 emigrantë është përmbysur në Gjirin Messinian në orët e para të së enjtes.

Sipas mediave greke, mësohet se një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa grupet e shpëtimit kanë transferuar në Qendrën Shëndetësore të Aeropolis të mbijetuarit nga përmbytja.

Mes emigrantëve ka pasur fëmijë e gra në mesin e të shpëtuarve që ndodhen në qendrën shëndetësore.

Hetimet nga Roja Bregdetare vijojnë pasi ka dëshmi nga të shpëtuarit se në varkën në të cilën ndodheshin, ka pasur mbi 50 persona.

Read Previous

Rindërtimi përfundon pas 3 vitesh, por Erion Veliaj vazhdon ’emergjencën’

Read Next

Mbi 630 mijë vende pune bosh, Gjermania e “etur” për punonjës të kualifikuar