Përkeqësohet situata e koronavirus në vend / Ministrja e shëndetësisë firmos vendimin e rëndësishëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme firmosi lënien në fuqi deri në 29 nëntor, të vendimit për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura.

Ky vendim vjen pas përkeqësimit të situatës së koronavirus në vendin tonë, me numrin e viktimave në rritje.

“Në urdhrin nr.633 datë 1.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon:

1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 15.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 29.11.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.

©Kumtari.al

Read Previous

Një person i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme në Fier.

Read Next

Kryemadhi: LSI do të vazhdojë pa kompromis misionin e saj