Përjashtohen 6 deputetët e PD-së/ Cila do të jetë lëvizja e demokratëve

Mbledhja e Komisionit të Etikkës mes debatesh, ka vendosur, përjashtimin e 6 deputëve të PD, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi për 10 ditë, Lindita Metaliaj për 5 ditë dhe Greta Bardeli për tre ditë.

Paraprakisht deputeti i PD-së Etmond Spaho ka folur për grusht shteti dhe ka kundërshtuar përjashtimin.

Sipas tij, një masë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Kuvendin e Shqipërisë, duke shtuar se do ta ndjekë edhe në gjykatë.

“Kuvendi po më përjashton, nënkryetarja po më përjashton. Ju po më përjashtoni. Ju më thoni që kam prishur rregullin e parlamentit, unë them jo sepse kam kërkuar gjëra në interes të vendit. Seancë pyetjeje, ngritjen  e Komisionin Hetimor.  Çfarë ndodh, kryeministri nuk vjen dhe ju nuk pranoni të ngrini Komisione Hetimore. Tani kryeministri del dhe thotë në media që nuk e lejoj Komisionin Hetimor. Por çfarë thotë Gjykata Kushtetuese? Që Komisioni Hetimor është i detyrueshëm të ngrihet. Atëherë unë të mos ngrihem për këtë të drejtë timen që kryeministri po ma merr me dhunë? Të pezullosh të drejtat Kushtetuese të deputetëve do të thotë grusht shteti, praktikisht. Sjellja ime është rrjedhojë e shkeljes së të drejtave të mia. Nuk do ta lejoj, do të kërkoj gjithandej, do të bëj zhurmë, do t’i bie bilbilit, do të thyej edhe karrige për të drejtën time. Do të kërkoj të drejtën dhe do të mbroj të drejtat”, është shprehur Spaho, i ndërprerë herë pas herë nga kryetarja e Komsionit, Klotilda Bushka.

Kjo e fundit është akuzuar nga Spaho se po i shkel rregullat. Më tej Spaho ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës.

“Ju po merrni masë për mua, doni të më përjashtoni, si mund të ndodhë kjo? Punimet e Kuvendit në seancë plenare i kam bllokuar sepse dua të hetohet sepse janë blerë nëpunës të huaj për të eliminuar opozitën. Firmat i keni dhe ju nuk doni t’i thërrisni ata deputetë, firmat e tyre janë të rregullta. Rregullat po i shkel ti duke u bërë kukull e Edi Ramës. Politikisht po vepron si e komanduar në mënyrën më të keqe dhe më të shëmtuar. Nuk jam dakord dhe do ta ndjek edhe në gjykatë”, ka thënë Spaho.

Read Previous

Paralajmërimi i frikshëm nga gjeoshkencëtari, Hataji e çliroi energjinë, radhën e ka Stambolli

Read Next

Këlliçi: Pas 14 majit nuk do të paguani për ujin e ndotur