Përgënjeshtrim inceneRamës dhe mediumeve të dirigjuara me regji nga Edvin Rama

Nga Jamarbër Malltezi

Sot mediumet e dirigjuara nga Edvin Rama dhe shumë prej tyre të paguara nga paratë mafjoze të inceneratorëve kanë hedhur shashkën e Sport Klub Partizanit për të sfumuar vjedhjen galopante të 430 miljon eurove nga Rama-Ahmetaj-Veliaj-Agaci.

Në respekt të publikut sqaroj sa mëposhtë:
Gënjeshtra e parë e Ramës dhe lëpirësve të tij është kur deklarojnë se toka e 5 familjeve të pronarëve të vjeter ishte shpronësuar nga Italia dhe për këtë citojnë dekretin e datës 25.01.1940 të Jakomonit, konfirmuar me dekretin 09.11.1940 nga Shefqet Verlaci.

Bazuar mbi kete mashtrim, lëpirësit e paguar nga inceneratorët si mjero, bolino, si edhe disa vullnetarë thonë se “Jamarber Malltezi ka përdorur dokumente të fallsifikuara”! Ky mashtrim publik përbën shpifje dhe do të marrë përgjigje ligjore.

Gënjeshtra i ka kembet e shkurtra, siç duket nga dekreti i Jakomonit që vetë mashtruesit citojnë (bashkangjitur) i cili shpronëson 9 familje krejt të tjera nga ato që kishin tokën aty ku hajdutët komunistë e vodhën për interesat e tyre.

Siç shihet nga dekreti (por edhe nga dokumentet me firmë të pronarëve të shpronësuar) të shpronesuara janë familjet Xhepa, Kurdari, vëllezërit Qoraliu, etj. dhe asnjë nga 5 familjet pronare tek ish klubi që ishin Begeja, Llagami, Vaqari, Ali-Mehmeti dhe Saliaga.

Mjafton ky mashtrim i trashë i botuar në gjithë fletushkat e majta, për të kuptuar se kemi të bëjmë me shashkën e radhës që synon të zhurmojë aferën e inceneratorëve dhe skandalet e tjera të Edi Ramës.

Procesi i kthimit të pronës ka filluar qysh para 30 vitesh nga Nexhat Llagami, Jalldiz Sefa-Begeja, Haki Begeja, Luan Saliaga, Fiqiri Ali-Mehmeti, etj., pra nga pronarët që ishin gjallë kur komunizmi ju vodhi tokën dhe e kërkuan për së gjalli qysh në 1992. Kthimi i pronave ka vijuar nga 1993 deri ne 2007, pra mbi 14 vjet, përmes një procesi të gjatë dhe skrupuloz. Qysh ne 1994 e me pas ne 1996, 1998, 1999, 2000, 2001, 2006 dhe 2007 janë me dhjetra vendime të ish komisionit të kthimit të pronave që njohën dhe pjeserisht kthyen pronën tek pronaret legjitime. Brezi i pronarëve të gjyshes sime ndoqën proceset dhe moren vendimet e njohjes dhe pjesërisht të kthimit të pronës.

Ligji i kthimit të pronave të 2004 në nenet 6 dhe 8 shprehej se pronat e Ministrisë së Mbrojtes i kthehen pronarëve, dhe se deri në përfundim të privatizimit shteti detyrohet të paguajë qera! Pra, ligji detyron shtetin që ka tokën e pronarit privat ose (i) të rrije me qera, ose (ii) privatizim ose (iii) shpronësim për interes publik. Nëse ka një shkelje është se shteti nuk ka paguar qera për 3 vjet që zgjati procesi!

Ata që thërrasin se u shkatërrua klubi, gënjejnë paturpësisht. Objektet kishin dalë jashtë funksionit shume vite më parë, pasi ishin kthyer në banesa për banorë informalë, sikundër provon shkresa e 2006.

Mashtrimi tjeter lidhet me pretendimin e përfshirjes së Berishës në këtë proces. Në fakt Sali Berisha s’ka pasur asnjë tagër në këtë proces dhe nuk ka firmosur asnjë segment të tij. Procesi i privatizimit ka fillesat tek qeveria e PS. Qysh në 2005 Anastas Angjeli, Blendi Klosi e Pandeli Majko konfirmuan me shkresa se ishin dakord që të privatizohej.

Veç kësaj terrenet kërkoheshin të privatizoheshin nga uzurpatorë të klubit, të cilët pa asnjë titull kishin zaptuar si klubin ashtu edhe terrenet sportive në kundershtim me ligjin. Procesi i privatizimit të objekteve të rrënuara dhe me mbi 40 familje informale brenda këtyre objeketeve zgjati thuajse 3 vjet! Mbi 8 zyrtarë të bashkisë së Edi Ramës firmosën çdo fletë të gentplaneve të privatizimit, pikërisht sepse procedura ishte detyrim ligjor. Pati persona të korruptuar që kishin interes që të vijonte vjedhja e pronës private, gjë që vonoi procesin për 3 vjet por ligji prevaloi.

Krahasoni këto procese të stërgjata me atë sesi bolino behet pronar i 5000 m² tokë dhe ndertese 2 katëshe caktuar për gjimnaz mes Tiranës! Veç 3 copa letra nga Edi Rama dhe dikush pa asnjë lidhje vjen dhe bëhet pronari më i madh në Tiranë!

Mashtrimi i radhës vijon sikur unë kam marrë prokurë përfaqësimi nga 5 familjet e Tiranës. Një praktikë e tillë do të qe fare normale, si një marrëdhënie private midis ish pronarëve, por sërish është krejt e pavërtetë për të provuar edhe një herë se e gjithë zhurma e prodhuar është veçse një gënjeshtër. Une kam prokurë përfaqësimi veç nga familja ime, siç kanë pasur edhe 3 persona të tjerë të familjes sonë.

Ka edhe mashtrime të tjera të trasha sikur leja e zhvillimit të pronës është lëshuar nga Basha, por në fakt lejet janë lëshuar nga të tre kryebashkiakët, përfshi Rama, Basha dhe Veliaj.

Për të marrë tokën e tyre bosh, si dhe disa objekte të uzurpuara e me banorë informalë brenda, ish pronarët u detyruan të paguanin për privatizimin rreth 800,000 USD dhe përsëri, pronarët fisnikë të Tiranës nuk nxorrën në rrugë asnjë nga 40 familjet informale që jetonin aty, por ju dhanë apartamente banimi ose kompensim sipas rastit. Kjo dha nje kosto shtesë për ish pronarët, por fisnikët nuk nxorrën njeri në rrugë.

A tregon dot Incene-Rama një rast të vetëm ku një projekt zhvillimor i ka bërë pjesë të zhvillimit edhe banorët informalë? Kemi të freskët rastet e Astirit, Shkozës, rrugës 5 Maji. Jemi vite drite larg.

Kthimi i pronës tek familjet pronarët është detyrim ligjor për kthimin e sendit të grabitur nga komunizmi, ndërsa dhoro e tokave publike për Xhaçkën, Gaz Pajën, Bollinon dhe krimin e organizuar është vepër penale se nuk mund të dhurosh pa perfunduar kthimi i pronave tek pronarët.

Ndaj në respekt edhe të familjeve pronare që ju cënohet nderi dhe dinjiteti nga keto mashtrime me regji për të hequr vëmendjen, do të vijohet me padi ndaj lepirësve të Ramës. As vonesat e drejtësisë me regji dhe as shashkat e Ramës për të zhurmuar inceneratorët nuk na impresionojnë. Ligji, e verteta dhe e drejta e Zotit janë të thjeshta dhe plotesisht në anën e pronarëve fisnikë të Tiranës.

Read Previous

A do të shkoni në SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”? Përgjigjet Berisha

Read Next

SKANDALI! Vetëm ne nuk kemi (asnjë) faj