Përgatituni për një 25 maj të vështirë trazirash huligane

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një paralajmërim të fortë përsa i përket finales së Ligës së Konferencës Roma-Feyenoord që do të luhet në Tiranë më 25 maj.

Duke iu referuar situatave të pakëndshme të krijuara më parë nga tifozët e Feyenoord, Karamuço bën thirrje që Policia e Shtetit të përgatitet për një 25 maj të vështirë trazirash huligane në Tiranë.

Deri tani nuk po e përmend askush, por përgatituni për një 25 Maj të vështirë trazirash huligane në Tiranë. Shpresoj që Policia e Shtetit të jetë njohur mirë me ngjarjet e mëparshme të Feyenoordit në Evropë dhe të ketë filluar trajnimet me manualet e Clifford Stott. Përgatituni për akte të rënda ndaj sigurisë publike…”, shkruan Karamuço.

Ndërkohë, kujtojmë se tifozët e skuadrës holandeze njihen për përplasjet e dhunshme dhe të përgjakshme që kanë shkaktuar në shtetet ku kanë shkuar.

Në maj të 2017-ës, huliganët e ekipit Feyenoord  shkaktuan trazira në Roterdam pas ndeshjes Excelsior – Feyenoord, ndërs anë 5 maj të këtij viti ata krijuan përleshje të dhunshme dhe të përgjakshme në Stade Velodrome, në Francë.

Edhe mes tifozerisë së Romës dhe Feyenoordit ka një armiqësi të krijuar që në shkurt të vitit 2015. Huliganët e ekipit holandez krijuan rrëmujë e përplasje në Romë dhe policia italiane e pati shumë të vështirë t’i neutralizojë.

Read Previous

Pacientja dhe infermieri bllokohen në ashensor, përfundojnë të dy në spital

Read Next

Zelensky paralajmëron një sulm të ri rus mbi Ukrainën