Përfshihet nga flakët magazina në Qytet Studenti

Një magazinë me rroba në zonën e Qytetit Studenti është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i japin fund beqarisë/ Detaje nga dasma më e përfolur e momentit në Shqipëri

Read Next

Durrës/ I bie sipër statuja gjysmë e thyer, pëson dëmtime vajza e vogel