Përfshihet nga flakët automjeti në qendër të qytetit të Elbasanit

Një automjet është përfshirë nga flakët, teksa ka qenë në lëvizje në qendër të qytetit të Elbasanit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikësja dhe policia  janë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit

Read Previous

Rehabilitimi i Liqenit të Thatë, në duart e të afërmve të Qatos/ Këlliçi: Nga 6 muaj e zgjati 3 vjet

Read Next

Ironia e analistit/ Përse na duhet debati televiziv kur problemet janë të njëjta prej 30 vjetësh