Gazeta më e madhe gjermane, BILD, publikoi sot një shkrim ku për herë të parë thuhej qartë se kryeministri Edi Rama përdori agjentin e diskredituar të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij në agjencinë federale për të ndikuar te shpallja non-grata e Sali Berishës.
Shkrimi bëri shumë bujë dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Burimet thanë se Duçka ka përdorur një redaktore të gazetës BILD për të fshirë shkrimin. Bëhet fjalë për redaktoren e politikës pranë kësaj gazete, Karina Mossbauer.
SYRI ka siguruar një foto të Duçkës me këtë gazetare. Ajo është parë disa herë në Tiranë në shoqërinë e Duçkës.
Burimet thanë se ajo është parë në restorant Padam së bashku me Duçkën, Taulant Ballën dhe një person që prezantohet si shef i zbulimit gjerman për Ballkanin.
Shkrimi pritet të dalë sërish të shtunën, ndërkohë që për ironi, në shkrim thuhet se Dorian Duçka është personi i kontaktit të aferave të Ramës me politikanë dhe gazetarë gjermanë./Syri.net