Për idotët e dobishëm të Edi Ramës

Nga Hysni Gurra

Sot nuk pritej që deputët e shumicës të belbëzonin ndonjë të vërtetë për megaaferën Rama – McGonigal, por u bënë të neveritshëm duke përsëritur tezat që bodigardët mediatikë të Kryeministrit, megjithëse kanë 5 javë që rrotullohen e përpëliten, nuk kanë arritur të nxjerrin më shumë se 5 argumenta.

1. Nuk ka akuzë për Edi Ramën.

Përgjigje: Hiq emrin e Edi Ramës nga aktakuza dhe nuk ka çështje në Uashington për z. McGonigal. Ish shefi i FBI-së shkon në shtëpi.

2. Kjo çështje po fryhet për të shmangur vëmendjen nga 21 janari i 2011?

Përgjigje: Këta deputetë duhen çuar realisht për vizitë te mjeku psikiatër.

3. Kjo është një çështje e amerikanëve.

Përgjigje: Sigurisht që është çështje e amerikanëve, ndaj ka shkruar Uashington Post, New York Times, CNN, Bloomberg etj, ndaj ka hapur hetim Departamenti i Drejtësisë, ndaj ka ngritur komision hetimor kongresi. Është çështje amerikane që ish shefi i FBI-së është korruptuar nga Kryeministri i Shqipërisë në bashkëpunim me këshilltarin e tij pa pagesë.

4. Po të kisha informacione të tjera (për PD-në) patjetër do ja jepja FBI dhe të tjerëve.

Përgjigje: Kjo është si të lash m… me sh…! Po mirë pse duhet të bësh denoncuesin lart e poshtë nëpër agjencitë e botës kur rruga më e ndershme dhe ligjore është të bësh denoncim në instituiconet e vendit tënd?

5. Nuk korruptohet FBI, nuk korruptohet SHBA. Pse kaq i fortë qenkam unë?

Përgjigje: Ky është edhe argumenti më tinzar. Sigurisht që nuk korruptohet FBI dhe Amerika, por njerëz që punojnë aty korruptohen që çke me të dhe nuk është vetëm rasti McGonigal. Aktakuza amerikane është e qartë si kristal. Ish Shefi i FBI-së është nën akuzë. Edhe njëherë, hiq emrin e Edi Ramës, Dorjan Duckës dhe Gon Nezës dhe nuk ka çështje. A më kuptove?

Read Previous

Lufta në Ukrainë/ Parashikimi i Berishës për ambiciet e Putinit

Read Next

“One man show” i Ramës në mocionin McGonigal