Për herë të parë një president republike i bashkohet ahengut të qeverisë

Për herë të parë një President i Republikës të shkojë në një festë të qeverisë.

Edhe kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe ende nuk i kishte prishur marrëdhëniet me Topin apo kur kryetar shteti ishte Nishani, kjo nuk ndodhi.

Por presidenti i ri, Bajram Begaj u shfaq i qeshur krahas kryeministrit Rama, kabinetit qeveritar dhe ambasadorëve të huaj gjatë manifestimit që u zhvillua në sheshin “Skënderbej”.
Siç shihet nga fotot, Begaj është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj. Në një moment tjetër, ai shihet nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim./lapsi.al

Read Previous

Berisha: Kostoja e inceneratorëve nga 420 po shkon në 700 milionë euro.

Read Next

Sanitarja hynë në edicionin qëndror të lajmeve