Per Check-upin, KLSH-ne dhe SPAK-un

Nga Klodian Tomorri
Ajo qe ndodh prej vitesh me koncesionin e kontrollit baze mjekesor dhe atij te Sterilizimit eshte e padegjuar ne historine boterore. Me fjale te thjeshta historia eshte keshtu:
Koncesionari i Check-upit eshte i perjashtuar nga pagesa e Tatimit mbi Vleren e Shtuar-se, pra nuk paguan TVSH. Kjo pasi qeveria e ka hequr TVSH-ne per sherbimet mjekesore. Por megjithese kompania nuk paguan TVSH, shteti asaj ia paguan faturat me TVSH.
Cfare do te thote kjo?
Koncesionari i Check-up e ka fituar kontraten e koncesionit me nje cmim 1537 leke per cdo qytetar qe kontrollon. Shteti i paguan 1537 plus 20 per qind TVSH, pra 1844 leke per cdo qytetar qe i ushtrohet kontrollit.
Ky 307 lekeshi diference duhet t’i kthehej shtetit ne formen e TVSH-se se paguar nga kompania, por nuk i kthehet sepse kompania nuk paguan TVSH. Dhe e gjithe kjo skema eshte jo pak, por plot 6 milione euro. E njejta gje ndodh dhe me koncesionin e sterilizimit, madje aty vlerat jane edhe me te larta.
Kur nje qytetar ble nje buke tek furra, paguan 80 leke per buken dhe 20 leke TVSH. Furra e bukes ia merr konsumatoreve 20 lekeshin dhe e derdh ne shtet si pagese TVSH-ja. Supozoni pak sikur furra e bukes te mos e derdhte TVSH-ne ne shtet, por ta mbante vet. Kete ben Check-Upi dhe Sterilizimi, prej vitesh.
Por nuk mbaron ketu. Check Up-i vitin e kaluar beri vetem 100 mije kontrolle mjekesore, por shtetit i faturoi 320 milione leke. Pra kontrata thote se cmimi per kontroll eshte 1537 leke, por vitin e kaluar shteti ia pagoi 3 mije leke, pra dy here me shtrenjte. Keshtu ndodh cdo vit sepse nuk plotesohet numri i kontrolleve, nderkohe qe te ardhurat jane te garantuara me dysheme.
Dhe e fundit. Bilancet e kompanise koncesionare te Check up, te cilat i jane dorezuar tatimeve ne periudhen 2016-2018, jane te manipuluara dhe permbajne te dhena te pasakta. Deloitte, pra audituesi, ka konstatuar se eshte raportuar ne menyre te pasakte inventari, jane regjistruar ne menyre te pasakte flukset e te ardhurave, gje qe ka modifikuar fitimin e raportuar per periudhen 2016-2017 dhe tatim fitimin e paguar gjate kesaj periudhe.
KLSH bertet, SPAK-u fle, koncesionaret e qeverise fitojne para. Kjo eshte historia e koncesioneve qe i sherbejne qytetareve, sic e thote shpesh kryeministri.
kumtari.al

Read Previous

Një shqiptar i partisë Besa në RMV shpëton Zoran Zaevin nga shkarkimi si Kryeministër

Read Next

3- mujori i tretë, 6 qarqe të vendit më rënie natyrore të popullsisë, lindjet në rënie të shpejtë