Peleshi thirrje bashkive të falimentuara të marrin masa për të përballuar motin e keq

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka informuar mbi situatën e përmbytjeve në vend, teksa u bëri apel qytetarëve në zonat e rrezikshme që të kenë kujdes.

Peleshi në një deklaratë për mediat, u kërkoi të shmangin rrugët me prezencë uji, pasi janë të rrezikshme.

Ndërsa shtoi se forcat e ushtrisë janë në gatishmëri të qytetarëve.

“1200 forca në gatishmëri përsëri thirrjet për qytetarët në zonat e rrezikuara që të bëjnë kujdes.

Të kenë kujdes në lëvizjet e tyre në orët në vijim, shmangni rrugët me prezencë uji, është i rrezikshëm, duket sikur është e kalueshme edhe pse ka vërshim uji, por një vërshim përroi, siç fatkeqësisht ka pasur raste me viktima, nxjerr këmbësorin apo makinën nga rruga dhe bëhet rrezik për jetën”, tha Peleshi.

Read Previous

Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Read Next

Edona Bilali i dorëzon dorëheqje Zeusit të saj