PD, Luçiano Boçi: Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar është nul, qendrimin politik për çështjen e presidentit e vendos Këshilli Kombëtar!

Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul, shkrun Luçiano Boçi.
Është nul për dy arsye:
Së pari:
Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.
Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.
Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla.
Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo.
Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.
Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar.
Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.
Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike, thotë Boçi.

Read Previous

Ndryshimi i klimës do të shkaktojë pandemitë e ardhshme

Read Next

Presidenti Ilir Meta reagon për vdekjen e të riut brenda Komisariatit të Kavajës/ Të vendosen përpara drejtësisë përgjegjësit