PD kërkon sërish të ndryshohet rendi i ditës në seancën plenare

Partia Demokratike, edhe pse i janë përjashtuar disa deputetë nga Kuvendi, nuk është dorëzuar përsa i përket kërkesës që të bëjë debat për çështjen McGonigal dhe lidhjet me kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se opozita ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën e nesërme plenare.

PD ngul këmbë që në pikën e parë të rendit të ditës të përfshihet çështja Rama-McGonigal.

Kjo nuk është hera e parë që PD ka kërkuar të ndryshojë rendin e ditës dhe të zhvillojë debat për çështjen McGonigal.

Në rendin e ditës për nesër janë përcaktuar 8 pika, duke filluuar me pyetje për Ministren e Shëndetësisë dhe çështjeve Sociale znj.Ogerta Manastirliu, dhe deri te diskutimet e lira.

Pritet që opozita të zhvillojë njëkohësisht një protestë para Parlamentit, në të njejtën orë me seancën plenare.

Read Previous

Krizë komunikimi në Absurdistan

Read Next

Digjet gjatë natës makina në Korçë