PD, Garo: Alibeaj nuk përfaqëson më grupin parlamentar të PD, por veç veten

Në një deklaratë për mediat nga selia blu,Drejtoresha e Komunikimit, Floriana Garo deklaroi sot se PD nuk e njeh më për kryetar të grupit Alibeajn, por si deputet të thjeshtë. Sipas Garos, Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson më këtë grup parlamentar, por vetëm veten.

“Alibeaj si deputet i thjeshtë s’ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar. Komisioni i Rithemelimit i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD ta injorojnë këtë thirrje e mos bien pre e lojërave të Basha- Rama -Alibeaj”, tha ajo.

“Lidhur me disa veprime të deputetit Enkelejd Alibeaj, Komisioni i Rithemelimit pas shkarkimit nga çdo detyrë nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit, deputeti Alibeaj nuk përfaqëson as PD as grupin e saj parlamentar.

Megjithëkëtë përfshihet në farsën e turpshme të Ramës në negociata me opozitë të emëruar prej tij. 

Alibeaj e cilido merr pjesë ne farsën elektorale të Ramës përfaqëson veten e problemet e tij, kurrsesi opozitën shqiptare.
Po përpiqet të zgjedhë nën dorë presidentin e Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij.
Thirrja nga ana e deputeti Alibeaj me porosi të Ramës e mbledhjes së grupit parlamentar është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët e një akt i paligjshëm”,
deklaroi Garo.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj thirr mbrëmë deputetët në një mbledhje grupi sot në orën 17:00 për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Read Previous

Njihuni me “binjaken” e Kate Middleton, ja ku ka ndërmend ta zëvendësojë

Read Next

Qeveria e Ramës i jep Mark Markut 10 mln lekë për mjekim