PD çon në kushtetuese Bordin e Naftës, zbardhet padia

Partia demorkatike do ti kërkojë sot Gjykatës shpalljen si antikushtetues dhe abuziv, aktin normativ për ngritjen e brodit që cakton çmimin e naftës, benzinës dhe gazit.

Në 25 faqe kërkesë të firmosur prej deputetëve opozitar, argumentohet pse ky vendim është në shkelje të kushtetues  ndërsa parashtorhen 5 argumenta bazë.

Ligjvënësit e opozitës argumentojnë se akti normativ i qeverisë është miratuar në kuvend në shkelje të procedurës parlamentare, e për këtë përmendin si argument faktin se relacionet shoqëruese të projektligjeve nuk përmbushnin kërkesat kushtetuese.

Gjithashtu në padi thuhet se akti normativ është nxjerr në kundërshtim me nenin 101 të Kushtetutës. Sipas ligjvënësve qeveria kishte detyrim kushtetues që përpara se të miratonte aktet normative me fuqinë e ligjit, të kryente një analizë të fakteve dhe rrethanave konkrete, nëse përmbusheshin dy elementet e nenit 101 të Kushtetutës, përkatësisht nevoja dhe urgjenca.

Përveç këtyre shkeljeve procedurale, deputetët demorkatë argumentojnë se akti normativ që ngriti të ashtuquajturin Bordin e Tranparencvs për çmimin e naftës, cënon edhe lirinë e veprimtarisë ekonomike.

Për të mbështetur këtë, ata theksojnë se miratimi i një akti normativ me fuqinë e ligjit, i cili përcakton krijimin e një Bordi, me pjesëmarrje publike dhe private, që cakton çmimin e gazit, naftës dhe nënprodukteve të tyre, përbën një kufizim në lirinë e veprimtarisë ekonomike, pasi është e drejta e çdo operatori ekonomik në treg që të përcaktojë vetë çmimet e produkteve që ai tregton.

Imponimi i çmimeve në mënyrë të detyruar sipas tyre përbën qartazi një ndërhyrje në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. Bordi i çmimimeve në këndvështirmin e demorkatëve cënon edhe rregullat e Marrëvshjes së Stabilizmi të Asocimit, për konkurrencën.

Në padi ata shprehen se pesë përfaqësuesit e kompanive më të mëdha hidrokarbure në vend, ulen në një tryezë së bashku me përfaqësuesit e qeverisë, për të dakordësuar çmimin e shitjes me shumicë dhe pakicë të gazit, naftës dhe nënprodukteve të tyre.

Kjo praktikë është në kundërshtim flagrant me nenin 71, pika 1 të Marrvëveshjes së Stabilizim Asocimit, pasi sipas tyre kemi të bëjmë me një marrëveshje ndërmjet ndërmarrjeve, të cilat vendosin drejtpërdrejt çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të lëndëve hidrokarbure.

Prandaj parashtuar gjithë argumentat Partia Demokratike i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë menjëherë aktin normative që ngriti Bordin e Transparencës i cili prej marsit të këtij viti vendos çmimin e naftës, benzinës dhe gazit./ Ora News

 

Dokumenta bashkëngjitur

Read Previous

Tiranë/ Fshehu vetvrasjen e bashkëshortes, arrestohet 56-vjeçari

Read Next

Royal Haskoning DHV: Kosto e ndërtimit të Porto Romanos, 2 miliardë euro