PASOK-u ka një lider të ri, merr fund epoka e Papandreut

Athinë – Grupi i tretë më i madh i Greqisë në parlament të dielën zgjodhi një ligjvënës të Parlamentit Evropian si udhëheqësin e tij të ri.

Androulakis mundi ish-kryeministrin Jorgo Papandreu për të udhëhequr Lëvizjen për Ndryshim, një koalicion socialist.

Mbrëmjen e djeshme dolën rezultatet e pjesshme rreth orës 21:00, ku shihej qartë se  42-vjeçari Androulakis kryesonte me 68.4% të votave krahasuar me 31.6% për 69-vjeçarin Papandreu.

Papandreu e telefonoi rivalin e tij, pranoi humbjen dhe e uroi.

Androulakis, një inxhinier ndërtimi, e filloi karrierën e tij politike si drejtues i krahut rinor të Lëvizjes Socialiste Panhelene ose PASOK, një nga partitë në Lëvizjen për Ndryshim.
Me 22 ligjvënës në parlamentin grek prej 300 anëtarësh, Lëvizja për Ndryshim është grupimi i tretë më i madh politik i Greqisë pas Demokracisë së Re në pushtet dhe SYRIZA-s së krahut të majtë. Ajo fitoi 8.1% të votave në zgjedhjet e fundit kombëtare të Greqisë, në korrik 2019.
PASOK-u socialist drejtoi Greqinë nga 1981-89, 1993-2004, 2009-11 dhe 2011-15 – katër vitet e fundit në koalicion me Demokracinë e Re.©kumtari.al

Read Previous

Putin, për mua rënia e Bashkimit Sovjetik ishte një tragjedi

Read Next

Parashikimi i motit për javën në vazhdim