Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen në Kuvend/ Projektligjet që do të miratohen

Pas fushatës elektorale, sot deputetët do të mblidhen në Kuvend. Seanca parlamentare pritet të fillojë në orën 10:00.

Pritet që në këtë senacë të miratohen dy projektligjet që kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Rendi i ditës

Në mbështetje të urdhrit nr.25, datë 16.5.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita  Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.4.2023.  (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së  Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe  KFË Frankfurt am Main (KFË) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH),  (“Agjencia e zbatimit të projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç” të  Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për  miratim)

Koha e votimit

4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të  Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim) Koha e votimit

5. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo  më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më  shumë se 60 minuta.

Read Previous

Varfëria e tejskajshme, standardi i jetesës në Kukës sa 19% e mesatares së BE, në Tiranë 42%

Read Next

BE paralajmëron qeverinë shqiptare: Harrojeni amnistinë fiskale