Pas vendimit të Apelit, Berisha thërret mbledhje të kryesisë dhe këshilit kombëtar të PD

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës së Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndërmarrë hapat e parë.

Mësohet se Berisha ka njoftuar njoftuar mbledhje me Kryesinë e PD-së dhe me Këshillin Kombëtar.

Konkretisht, në orën 12.00 të 4 marsit, PD do të zhvillojë takim me Kryesinë, ndërsa Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 17:00 të 5 marsit.

Në këto takime do të flitet për veprimet që do të merren pas vendimit të rishqyrtimit të çështjes së vulës, si dhe për situatën më të fundit politike.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Faktit çështjen e vulës së PD me një trupë tjetër gjykimi.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Faktit çështjen e vulës së PD me një trupë tjetër gjykimi.

Read Previous

Këlliçi: Rama e Veliaj vranë pluralizmin, ata kanë frikë nga demokratët

Read Next

Këlliçi: Vula do të vihet në vend më 14 maj nga qytetarët