Partia e Lirisë mbledh Komitetin Ekzekutiv, diskutime për revolucionin anti korrupsion

Tre ditë pas formimit të Komitetit Organizator të Partisë së Lirisë, sot do të zhvillohet edhe mbledhja e parë zyrtare në seli.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në seli, ku fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë marrja e masave për organizimin e “revolucionit antikorrupsion”.

Postimi i Tedi Blushit:

Sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator. Qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion.

Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, është një strukturë drejtuese e përkohshme derisa të zgjidhen drejtuesit e rinj të kësaj force politike.

Kjo strukturë u ngrit gjatë konventës së LSI-së, ku dha dorëheqjen dhe Monika Kryemadhi. Kryetar i komitetit Organizator është Ilir Meta.

 

Read Previous

“Të drejta të plota ishujve grekë”(!) Provë e re e gabimit te Shqipërisë për të shkuar në Hagë

Read Next

Xhelal Mziu shkon në SPAK