Parlamenti rrëzoi rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Serbrenicë/ Berisha: Urdhër i Vuçiç

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Kjo u paraqit nga anëtarët e Partisë Demokratike dhe u hodh në votim sot. Projekt rezoluta mori 15 vota pro dhe 51 kundër.

Pas votimit, fjalën në Kuvendin e Shqipërisë e mori Sali Berisha. Ai u shpreh se deputetët votuan sipas urdhrit të Vuçiç.

“Votuat sipas urdhrit të Aleksadër Vuçiç. Shqipëria nuk ka patur kurrë më anti-shqiptar si Edi Rama. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovë.”– tha Berisha.

Read Previous

Supermarketet nisin kufizimet e shitjes të vajit të lulediellit nga 3 deri 6 litra për konsumatorin; Importuesit: Nuk ka mungesë furnizimesh

Read Next

Presion nga politika? Arben Kraja raportim në KLP