Parashikimi i motit për javën në vazhdim

Parashikimi i motit sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për javën që sapo kemi hyrë. Sipas SHMU kjo javë do të përfshihet nga rryma të ftohta ajrore të cilat vijnë nga veriu i Evropës.

Këto rryma do të shoqërohen me reshje shiu dhe në nivelin mbi 900m do të ketë edhe reshje dëbore.

“Kjo javë do të jetë befasuese në aspektin meteorologjik.

Në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës.

Moti në vend përgjithësisht parashikohet me reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme.

Reshjet në intervale të caktuara kohore gjatë së henës e të enjtes do të marrin karakter rrebeshesh.

Po kështu, gjatë së enjtes parashikohen reshje debore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni. Ndikuar nga temperaturat në rënie dëbora do të prekë perveç majave të maleve dhe lartësi deri në 900m në këto zona.

Tipar tjetër i rëndësishëm gjatë javës do të jetë dhe era e vrullshme me drejtim juglindje –verilindje.

Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënien kryesisht në mëngjes e në mbrëmje.”

Kumtari ju uron një javë të mbarë dhe mbani një çadër me vete çdo ditë! /kumtari.al/

Read Previous

Trump Talebanëve: Na ktheni mjetet tona

Read Next

Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE