Parashikimi i motit për javën në vazhdim

Sipas Shërbimit Ushtarak Meteorologjik, në javën që sapo ka nisur përmirësimi i motit do të vijojë.

Thuajse gjatë gjithë javës do të ketë në qarkullim masa ajri të ftohta të cilat do të sjellin kryesisht rënie temperaturash duke sjellë më së shumti ngrica përgjatë akseve rrugore.

Në zona të thella malore dëbora parashikohet të mbesë e grumbulluar si shkak i temperaturave të ulta.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.

Read Previous

PASOK-u ka një lider të ri, merr fund epoka e Papandreut

Read Next

Është Edi Rama, jo Edi Paloka kryeministri o detputeeeeeet…!