Parashikimi i motit për ditën e sotme / Rrebeshe shiu dhe stuhi

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme mbi vendin tonë parashikohet kalimi i një sistemi frontal. Pjesën e parë të ditës do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me itensitet mesatar, ndërsa në jug reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore në verilindje – lindje – juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore të cilat hera-herës edhe në formën e stuhive të dëborës.

Në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore reshjet e dëborës do të vijojnë me intensitet deri mesatar.

©Kumtari.al

 

Read Previous

Gazi i partisë bëhet gazi i botës me firmat e falaifikuara të delegatëve

Read Next

Moti i keq, rrëshkitje dherash në asket kombëtare rrugore