Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe alternime vranësirash

Sipas SHMU, edhe ditën e sotme vendi yne do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qendrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe alternime vranësirash kalimtare më tepër vranësira të larta dhe transparente. Në zonën e Alpeve dhe verilindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë vranësirat hera-herës deri të dendura.
Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave por edhe rrebeshe dhe stuhi shoqëruar me breshër dhe rrufe.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 5-7m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 18 deri 35°C
në zona e ulëta 18 deri 37°C
në zona bregdetare 21 deri 34°C

Read Previous

Të paktën 1000 të vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi Afganistanin

Read Next

Rama nga Brukseli: Një vend i NATO-s ka marrë peng gjithë vendet e tjera