Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Ndërsa bota sapo ka nisur të marrë veten nga efektet shkatërrimtare të Covid-19, ajo po përballet me mundësinë e një pandemie të re që mund të shkaktohet nga një patogjeni shumë më vdekjeprurës. Gripi i shpendëve ka kohë që po i shqetëson shumë shkencëtarët.
Ky patogjen, veçanërisht lloji H5N1, nuk i ka infektuar shpesh njerëzit, por kur kjo gjë ka infektuar, 56 për qind e atyre kanë vdekur. Vetëm paaftësia e tij për t’u përhapur lehtësisht nga një person tek tjetri e ka frenuar atë në shkaktimin e një pandemie.
Por gjërat po ndryshojnë. Virusi, që ka shkaktuar prej kohësh shpërthime epidemike midis shpendëve, po i infekton gjithnjë e më shumë zogjtë shtegtarë, duke e lejuar atë të përhapet më gjerësisht, madje edhe tek gjitarët e ndryshëm, duke e rritur kësisoj rrezikun që një variant i ri të mund të përhapet edhe midis njerëzve.
Kohët e fundit u raportua se një lloj virusi mutant i H5N1 jo vetëm që po infektonte vizonët në një fermë në Spanjë, por po përhapej midis tyre, diçka e paprecedentë midis këtyre gjitarëve. Ç’është më e keqja, trakti i sipërm respirator i vizonit është shumë i përshtatshëm për të vepruar si një kanal për infektimin e njerëzve më tha Tomas Pikok, një virolog që është marrë gjatë me gripin e shpendëve.
Prandaj bota duhet të veprojë tani, përpara se H5N1 të ketë ndonjë shans për t’u shndërruar në një pandemi më pasoja shkatërruese. Ne kemi shumë nga mjetet që nevojiten, përfshirë vaksinat. Por ajo që mungon është ndjenja e urgjencës dhe e veprimit të menjëhershëm.