Paragjykimet që na dezinformojnë

Që të jemi vërtet të mirëinformuar, duhet t’i pranojmë dhe njohim këto paragjykime që kemi brenda vetes.

Ja disa mënyra se si bëhemi viktima të dezinformimit, pa e kuptuar:

Paragjykimi i disponueshmërisë:

Ne mbivlerësojnë rëndësinë e informacionit që është lehtësisht i arritshëm.

Këshilla: Jini të vëmendshëm për burimet tek të cilat mbështeteni dhe përpiquni të kërkoni informacion më pak të bujshëm, por po aq të vlefshëm. Vlefshmëria është çelësi. Një lajm i bujshëm në YouTube, nuk është njësoj me një artikull në një gazetë të madhe me mbikëqyrje editoriale.

Efekti jehonë:

Rrethohemi me njerëz që ndajnë pikëpamjet tona, duke i përforcuar bindjet që kemi.

Këshilla: Angazhohuni aktivisht me njerëz që kanë këndvështrime të ndryshme dhe sfidojini supozimet tuaja.

Paragjykimi i konfirmimit:

Ka më shumë gjasa të kërkojmë dhe favorizojmë informacione që mbështesin besimet tona ekzistuese.

Këshilla: Abonohuni në media ose ndiqni në rrjete sociale njerëz inteligjentë me pikëpamje të kundërta me tuajat. Angazhohuni në debate për të testuar bindjet tuaja.

Paragjykimi i ankorimit:

Ngecim në informacionin e parë që dëgjojmë.

Këshilla: Jini të vetëdijshëm për përshtypjet tuaja fillestare, më pas kërkoni informacione nga këndvështrime të shumta për të marrë një panoramë më të plotë.

Mendimi në grup:

Shkojmë me turmën për të ruajtur qetësinë.

Këshilla: Zgjeroni rrethin tuaj të miqve dhe komuniteteve për të përfshirë perspektiva të ndryshme. Sigurohuni që jo të gjithë në jetën tuaj të jenë një pasqyrë e qëndrimeve tuaja. Vini re çdo presion të jashtëm për të adoptuar besimet e një komuniteti dhe për të shtypur besimet tuaja./bota.al

Read Previous

Bregu: Zgjerimi integrimit të rajonit tonë dhe BE-së me nisma konkrete: është çelësi, që kemi në duar.

Read Next

Rreth 80% e shqiptarëve, pa arsim të lartë – Eurostat: Renditemi në fund të Europës me normën më të lartë për vitin 2022