‘Para gjaku’, McGonigal u prit me protesta në gjyqin e New Yorkut

Ish-shefi i kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal është paraqitur dje në gjykatën e qarkut të Manhatan në New York për tu njohur me çështjen ndaj tij dhe provat në lidhje me dosjen ‘ruse’.

Por rrugëtimi i mikut të Edi Ramës, me të cilin kanë edhe një tjetër çështje, atë të distriktit të Kolumbias në Uashington, nuk ka qenë i qetë, transmeton syri.net.

McGonigal i cili akuzohet për lidhje me oligarkun rus, Oleg Deripaska, mik i Vladimir Putin, është pritur me protesta pranë gjykatës së Manhatan.

Disa persona e kanë pritur me parulla ku shkruhej se paratë që ai kishte marrë nga rusët, ishin ‘para gjaku’. Protestuesit mbanin në dorë edhe flamurë rusë, për të treguar lidhjet e McGonigal me oligarkët e Vladimir Putin.

Image

Nga ana tjetër në Distriktin e Kolumbias në Uashington, Charles McGonigal ka një tjetër dosje hetimore, ku është i përfshirë edhe Edi Rama.

Edi Rama akuzohet se ka korruptuar Charles McGonigal, në kohën kur ky i fundit mbante detyrën e shefit të kundërzbulimit në FBI-në e New York dhe i ka kërkuar që të hapë çështje ndaj Partisë Demokratike në Shqipëri, me qëllim goditjen e saj para zgjedhjeve.

Read Previous

Vasili: Më 11 shkurt dita e vendimit të madh

Read Next

Berisha: Edi Rama ka fshehur krimin në Shqipëri, mbi të rëndojnë vepra të rënda penale!