Panairi i Librit/ Nis ndarja e çmimeve për librat më të mirë

Ka nisur ndarja e çmimeve në Panairin e Librit 2023. Gazetarja Fatmira Nikolla bën me dije për BalkanWeb se çmimi për librin më të mirë për fëmijë, është fituar nga Rudina Çupi. Çupit iu dha çmimi për librin ‘Gjyshja me zemrën prej ketri’.

Ndërkohë, Ana Kove, fitoi çmimin si përkthyesja e vitit me librin ‘Daullja prej llamarine’. Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë, e rrëmbeu Diana Çuli. Çuli mori çmimin për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge, me veprën ‘Të pandarat’ të Simone de Beauvoir.

Vepra më e mirë studimore, e fitoi Thomas Frashëri me veprën ‘Frashëri i shquar, i panjohur’.

Read Previous

Arbana Osmani i jep fund pyetjeve për kthimin e saj në ekran

Read Next

Tradhëti dhe xhelozi?/Çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes çiftit të shumëpërfolur?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *