Pamje trishtuese në kufirin Spanjë-Marok. Dhjetra të plagosur e kufoma e emigrantësh

Pamjet që shikoni janë qindra emigrantë që duan të kalojnë kufirin Marok-Spanjë për të ndjekur ëndrrën e tyre për një jetë më të mirë në Europë. Shihen dhjetëra të plagosur që kanë rënë përtokë mbi njëri-tjetrin. Shumë prej tyre kanë vdekur prej mungesës së ushqimit.

Mes tyre qëndrojnë edhe efektivë të policisë marokene. Sipas raportimeve në media janë të paktën 23 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Organizatat humanitare në Marok ankohen se të plagosurit kanë mbetur të pafuqishëm për orë të tëra, duke shkaktuar shumë vdekje.

Image

Autoritetet marokene pretendojnë se emigrantët u përpoqën të kalonin gardhin dhe të shkonin në Melilla, ndaj nga përpjekja e turmës u shkelën, ndërsa të tjerë ranë duke ngjitur gardhin, i cili ruhet rreptësisht.

Megjithatë, nuk mungojnë kritikat për dhunën e tepruar. Videot tregojnë rojet marokene duke tërhequr me forcë të plagosur ose goditur njerëz.

Nga ana e tij, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cilësoi ngjarjet si “sulm ndaj integritetit territorial” dhe fajësoi trafikantët e qenieve njerëzore. Autoritetet spanjolle pretendojnë se emigrantët kishin shkopinj, thika dhe acid me të cilat sulmuan rojet.

Read Previous

Libri “Tregime të moçme shqiptare” do të prezantohet sot në librarinë “Maruani” në Paris nga përkthyesja Evelyne Noygeus

Read Next

1924: Rrëfimi ekskluziv i arkeologut Léon Rey mbi zbulimet e para të misionit arkeologjik francez në Apolloni (Foto)