Paloka për verifikimin e firmave: Secila palë të sjell përfaqësuesin e vet në zyrën time

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, në një prononcim për mediat, propozoi një zgjidhje në lidhje me verifikimin e firmave për mbledhjen e Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Paloka propozoi që secila palë tëdërgoj ndonjë përfaqësues në zyrën e tij, për verifikimin një për një të 4200 firmave.

“Do i propozoja dhe i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese dhe të hiqet çdo dyshim që ka mes palëve.

Statuti nuk parashikon procedurë dhe palët nuk kanë besim. Të caktojnë nga një person dhe njerëzit të merren. Për njërën palë Ivi Kaso dhe palën tjetër Ervin Minarolli personi që merret në sekretariat.

Po bëj propozim që palët të ulen dhe të eliminojnë hijet e dyshimit. Të ecim dhe të çojmë procesin para. Të vijnë në zyrën time të bëjnë verifikimet një nga një për 4200 firmat që janë në zyrën time. Pa vazhduar me sulme dhe dyshime”

“Unë thash nëse jam në këtë pozicion dhe po propozoj një zgjidhje nëse palët nuk pranojnë i bie që nuk duan të ketë zgjidhje.” tha Paloka.

©kumtari.al

Read Previous

Kriza e emigrantëve në kufirin polak / Lukashenko i trëmbet sanksoneve të BE / Bashkëpunon për zgjidhje

Read Next

Zgjidhet Drejtori i RTSH