Palestina i premton Vuçiqit se nuk do ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al-Maliki, për qëndrimin që vendi i tij mban ndaj Kosovës. 

Vuçiq këtë falënderim e ka bërë gjatë takimit që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al-Maliki.

“Vuçiq e falënderoi Palestinën për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe qëndrimin parimor mbi mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë dhe veçanërisht përmes kundërshtimit të anëtarësimit të ashtuquajturës Kosovë në organizatat ndërkombëtare.

Ministri Al-Maliki ka konfirmuar se një qëndrim i tillë i autoritetit palestinez mbetet i fortë”, thuhet në njoftimin e presidencës së Serbisë.

Palestina jo vetëm që nuk e njeh Kosovën, por angazhohet ndërkombëtarisht si vegël propagandistike për të zhbërë pavarsinë e Kosovës.

Read Previous

COVID-19/ 9 jetë të humbura dhe 195 raste të reja

Read Next

Trajneri i Polonisë i sigurtë për fitoren ndaj Shqipërisë