Pako 134 kg me drogë përfundojnë në brigjet greke

Policia greke është vënë në alarm ditën e djeshme pasi ka gjetur në breg të detit 4 pako me 134 kg e 150 gramë kanabis.

Pakot e drogës kanë qenë të lagura me ujë deti dhe për këtë policia dyshon se ose kanë rënë ose janë hedhur nga ndonjë mjet lundrues. Ajo çka vihet re tek pakot, është se ato janë tipike të modelit “shqiptar” të shkruara sipër me sprajt duke vendosur një germë.

Pakot e nisura nga Shqipëria shpesh kanë germa të ndryshme të shkruara me sprajt me qëllim që kur të arrijnë në destinacion, të identifikohen se kujt dërguesi i përkasin dhe të shpërndahen te porositësit e duhur.

Mediat greke raportojnë se pakot u mblodhën nga oficerët e policisë së zyrës së hetimeve kriminale të Departamentit të Policisë Rethymno dhe u konfiskuan për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik.

Read Previous

635 ushtarë ukrainas përfundojnë trajnimin në Gjermani nga forcat amerikane

Read Next

Butrinti/ Ish kongresmeni letër falenderimi Ina Zhupës për luftën e saj në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *