Ore inceneratorët janë problemi.

Nga Ylli Manjani
Kot merreni me vickla të tjera, që shërbejnë si gjurmë për të fshehur ujkun.
Qeveria nuk ruan dot atë që do vritet për larje hesapesh. As përcakton rregullat se si duhet vrarë hasmi. Maksimumi merr masa parandaluese, por për qeverinë e Sudes kjo është luks.
Por qeveria ruan paranë publike. E ka detyrë bazike këtë gjë.
Si mund të paguhen miliona euro nga buxheti për incenerim mbetjesh dhe incenerator nuk ka?!
Më tej dhe më rëndë akoma, si u futkan paratë e përfituara nga buxheti me kaq lehtësi në skema evazioni fiksal, me pleq e të vdekur?!
Si nuk e paska pikasur asnjë agjensi e ruajtjes së parasë që paraja po shpërndahej në mbi 30 firma fantazëm për të reduktuar TVSH?!
Të njëjtat agjensi që të çajnë menderen për çdo transaksion bankar të parave private, nuk ruajnë paranë publike?! Seriozisht!?
Qeveria na hapi trutë me vjershën “ndiq paranë” dhe nuk ndiqka paranë e buxhetit të cilën e paguan vetë?!
Uau!
Më tej akoma, pse nuk janë në paraburgim ata që duhet të ruanin paranë e buxhetit?!
I lemë për momentin ata që lidhën kontratën mafioze, se duhen hetime më të plota dhe, kush e di ku çojnë ato hetime… Ndoshta shumë lart. E aty e kuptojmë se ska SPAK që ndërhyn.
Po ata që nuk panë se me paranë e paguar nga buxheti bëhet evazion duhet të arrestoheshin me autobuzë. Njësoj siç u arrestuan punonjësit e Portit të Durrësit që nuk ruajtën dot kontenierin me drogë-nane.
Fiks për të njëjtin standart punonjësit që nuk ruajtën paranë publike nga qeveria tek bashkia duhet të ishin brenda.
E ça më duhet mua sesa orë zgjati pyetja e Ilir Beqajt, kur qeveria është kapur në flagrancë në abuzim mafioz me paranë publike?!
Sa për kujtesë:
SPAK është krijuar për të kapur qeverinë në detyrë. Për të ndalur zyrtarë, ministra e kryeministra që abuzojnë. Është krijuar për të ndalur mafien shtetërore.
Ish qeveritë janë hetuar e pyetur gjithmonë. Kaq gjë, pra hetimin e ish-ve, e bëjn edhe prokuroritë e zakonshme.
Mafia, shokë, mafia është problemi. Lëreni luftën idiote me sulme kibernetike. As pentagoni nuk hackerohet aq sa pretendon qeveria jonë,e cila duke bërë si viktimë kibernetike, do të fshehë sjelljen e saj mafioze!
E kush na u sulmoka kibernitikisht? Qeveria që nxjerr vetë të dhënat e njerëzve në pazar dhe krenohet më këtë gjë…

Read Previous

Hapja e negociatave/ Majlinda Bregu: Më mirë vonë se kurrë, vendi jonë ka vite që është peng në këtë rrugëtim Jul 19, 2022 | 10:37

Read Next

Shkodër, qëllohet drejt lokalit të një 56-vjeçari