Opozita kërkoi shkarkimin/ Lindita Nikolla: Jam e zhgënjyer. Shpikët një kauzë artificiale!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka deklaruar se është e zhgënjyer nga kërkesa e opozitës për shkarkimin e saj, pasi sipas kryetares nuk është ajo që krijon konflikte.

Në fjalën e saj para votimit për shkarkim, Nikolla u shpreh se opozita ka shpikur një kauzë në kërkesën e saj duke e mbështetur në interpretime dhe jo fakte.

“Prita me qetësi kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin tim, dua të them që edhe unë po dhe ju të gjithë duhet të kontribuojmë që parlamenti të mos jetë një vend debatesh. Ktheva kokën për të parë se ku kisha gabuar por kuptova që konfliktet nuk kanë ardhur për shkakun tim, e shikoj si një të drejtën tuajën, jo të gjithë pranoni se kjo kërkesë nuk është ajo që i duhet kuvendit, ndihem e prekur madje e zhgënjyer, kësaj kërkese i mungon themeli ka një qëllim por jo një shkak, shpikët një kauzë artificiale.

Në këtë kërkesë është emri por jo dëshira juaj, ju e mbështesni kërkesën në interpretime dhe jo fakte. E nisëm bashkëpunimin ju me grisje fletësh dhe unë paqe, mënyra e sjelljes time buron nga kultura ime, unë kështu do të vijoj pavarësish kësaj kërkese”, tha Nikolla.

Read Previous

Aksident në Rinas, makina që transporton para përmbyset në rrugë

Read Next

Rrëzohet kërkesa e opozitës/ Nuk shkarkohet Lindita Nikolla