Olta Gixhari publikon foton nga fëmijëria, ja si dukej aktorja

Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Olta Gixhari ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj së bashku me prindërit.

Teksa ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit, ajo është pyetur se cili është kujtimi më i bukur nga fëmijëria.

Si përgjigje aktorja ka publikuar një fotot nga pushimet verore me prindërit e saj.

Në foto Olta shihet e buzëqeshur, e përqafuar me babain e saj. Ajo mban veshur pantallona të shkurtra dhe një bluze të bardhë.

Aktorja tregon se këtë foto e pëlqen shumë dhe se është shkrepur nga motra e saj Gerta Gixhari.

Kujtojmë që Olta Gixhari pas daljes nga “BBV2” ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është komentuar gjatë. Kujtojmë se ajo është pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” që do ta ketë premierën në muajin tetor. Në këtë film ajo luan krah Luiz Ejllit, rivalit të tij në BBV2 dhe një kaste të madhe, me aktorë dhe figura të njohura publike.

Read Previous

Fakt që nuk e keni ditur, shumica e rrudhave krijohen në gjumë

Read Next

Mësoni sekretin e rënies nga pesha