Olaf Scholz betohet si kancelar / Merkel spektatore

Socialdemokrati Olaf Scholz është betuar si kancelari i ri i Gjermanisë, duke i dhënë fund 16 viteve të sundimit konservator nën Angela Merkel dhe duke i hapur rrugën një qeverie koalicioni pro-evropian që ka premtuar të nxisë investimet e gjelbra.

Scholz, 63 vjeç, i cili shërbeu si zëvendëskancelar dhe ministër i financave në qeverinë në largim të Merkelit, mori një shumicë të qartë  prej 395 votash nga ligjvënësit në dhomën e ulët të parlamentit të Bundestagut, ditën e sotme, tha presidenti i Bundestagut, Baerbel Bas,raporton Aljazeera.

Ai u emërua zyrtarisht si kancelar nga presidenti i Gjermanisë dhe u betua nga kryetari i parlamentit.

Merkel, 67 vjeç, e cila nuk është më deputete, shikonte nga galeria e spektatorëve teksa parlamenti votonte. Ajo ka thënë se nuk do të kërkojë një rol tjetër politik pasi ka kaluar Gjermaninë në një epokë të trazuar. Ajo nuk ka zbuluar ndonjë plan për të ardhmen, por tha në fillim të këtij viti se do të marrë kohë për të lexuar dhe për të fjetur, “dhe pastaj të shohim se ku do të paraqitem”.

©Kumtari.al

Read Previous

Shefi i mbrojtjes së Indisë humb jetën nga rrëzimin i helikopterit

Read Next

Bora, ministrja që i ka mendimet më të lehta se flokët e borës